Trainings

Vales Academy: Mastery of lymphatic drainage for excellent aesthetics

E bukura është një koncept i pandarë nga shëndeti i mirë dhe kujdesi për atë që fshihet përtej pamjes. Kjo kërkon njohje të thelluara në fushën e estetikës dhe jo vetëm, ndaj janë pak specialistë të dedikuar në Shqipëri për këtë. Investimi në përvetësimin e njohurive dhe shpirti krijues e ka bërë profesionisten Valbona Berberi një sipërmarrëse të suksesshme që tashmë dëshiron ta ndajë me ju përvojën e saj 20-vjeçare në këtë fushë. Nëse doni të shndërroni konceptin tuaj për estetikën dhe të pasuroni metodat e masazhit, jeni në vendin e duhur!

Trajnuesja e certifikuar Valbona Berberi ka ndërthurur metodat më efikase të modelimit të trupit me ato të drenazhit limfatik, duke krijuar kështu një prej teknikave më të kërkuara në botë. Është fjala për, “Magical Touch”, i cili e tonifikon trupin duke përmirësuar funksionet e tij të brendshme dhe është tashmë një hit në qendrën estetike të themeluar prej saj, “Vales”. Nëse tani po pyesni veten se si mund ta bëni edhe ju tuajën këtë teknikë, të themi se mentorja Valbona Berberi dhe Vales Academy po sjellin trajnimin e certifikuar  “Magical Touch”. Vales Academy është një qendër trajnimesh e certifikuar nga Ministria e Ekonomisë, ndaj certifikata me të cilën do të pajiseni ju siguron besueshmëri dhe profesionalizëm të lartë në treg.

 

Në këtë trajnim, do të merrni të gjitha njohuritë e nevojshme mbi sistemin limfatik për t’u bërë një ekspert i mirëfilltë i masazheve të limfodrenazhit. Do të keni mundësinë t’i vini në praktikë teknikat që arrijnë njëherësh modelimin e formës trupore, por edhe përmirësimin e funksioneve qelizore për të arritur detoksifikim të thellë dhe metabolizëm më të shpejtë. Sekreti qëndron pas çdo lëvizjeje dhe ritmit që e shoqëron atë. Pavarësisht nëse jeni duke hedhur hapat e parë në industrinë e së bukurës apo po kërkoni të përditësoheni me të rejat e fundit të fushës, ky trajnim është hapi i duhur i radhës.

Mos e humbisni rastin për të shkuar drejt estetikës ekselente. Regjistrohuni tani në këtë link: LINK

Vales Academy: The effect of the Scuptural Face Lifting Massage is not a myth, but a reality!

 Kalimi i viteve është një proces që shoqërohet me ndryshime në portretin tonë. Linjat e mimikës bëhen gjithnjë e më të dukshme, lëkura e humbet elasticitetin, tonifikimin dhe freskinë e saj, ndaj gratë në mbarë botën shkojnë në kërkim të zgjidhjeve për të pasur lëkurë të tërhequr e fytyrë të relaksuar. A ka një mënyrë për ta arritur këtë?

Po, dhe ky është shansi që ta bëni pjesë të teknikave që mund të zotëroni! Ekspertja në fushën e estetikës, Valbona Berberi ju fton të përvetësoni teknikën efikase të masazhit Sculptural Face lifting në një trajnim dyditor të certifikuar, pranë Vales Academy. Kjo teknikë joinvazive është nga më të kërkuarat në mbarë globin falë efekteve të dukshme në lëkurë. Si?

Masazhi “Sculptural Face Lifting” vepron në epidermë nëpërmjet lëvizjeve specifike, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut, tonifikojnë muskujt, rrisin elasticitetin e lekurës dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit.

Arti për një rezultat të dukshëm qëndron në lëvizjet e duarve, presionin dhe punën me muskujt e fytyrës. Kjo teknikë, e përvetësuar nga një ekspert i certifikuar, do të ndryshojë konceptin tuaj dhe të klientëve tuaj mbi plakjen. Ndryshimi në portret do të vërehet në konturimin më të qartë të mollëzave, në linjat mimike të zbehura, në hidratimin e tonifikimin e lëkurës. 

Certifikata me të cilën do të pajiseni, është e akredituar nga Ministria e Ekonomisë, ndaj konsiderojeni atë pasurim të portofolit tuaj profesional, si dhe strategji për të rritur të ardhurat e biznesit tuaj.

Mësoni nga më të mirët, bëhuni më të mirët!

Kliko mbi link për t’u regjistruar: LINK

Plantar Reflexology: The foot, the weak point not only of Achilles, but of all of us!

A e dini sa e rëndësishme është të kujdesemi veçanërisht për këmbët? Po po, për këmbët! Shpesh herë mirëqenia e këmbëve tona nënvlerësohet, por në fakt ato janë rrënjët e trupit tonë. Çfarë?

Përfytyrojeni trupin tuaj si një pemë, rrënjët e së cilës janë këmbët, shtylla kurrizore është trungu, ndërsa koka e fytyra janë gjethet. Rrënjët janë si një hartë e receptorëve periferikë, të cilët të stimuluar në pikat e duhura, dërgojnë stimuj në pjesë të ndryshme të trupit duke dhuruar ndjesi relaksi, por jo vetëm.

Masazhi “Refleksologjia plantare” siguron një sërë përfitimesh për shëndetin tonë, duke filluar nga relaksimi i muskujve, çlirimi i stresit e deri te përmirësimi i gjumit.

Po pyesni veten si?

“Vales Academy” ju fton të bëheni pjesë e trajnimit “Refleksologjia plantare” për të përvetësuar këtë teknikë masazhi. Trajnimi, nën udhëheqjen e ekspertes Valbona Berberi, do t’ju japë kompetencën e nevojshme për të zbatuar teknikën në mënyrë korrekte dhe do t’ju pajisë me certifikatë të akredituar nga Ministria e Shëndetësisë.

Presioni i jetës moderne përqendrohet te këmbët tona, ndaj ky masazh është antidoti i lodhjes dhe i stresit. Klientët tuaj do të përjetojnë ndjesinë e çtendosjes së trupit dhe do ta kërkojnë atë gjithmonë!

Apliko dhe regjistrohu tani, për të fituar një kualifikim të ri e frytdhënës.

Kliko mbi link për t’u regjistruar: LINK